Presidenti francez Emanuel Makron ka vlerësuar miqësinë që e ka lidhur me Angela Merkel dhe lidershipin e saj, pas njoftimit se mandi i katërt do të jetë i fundit si kancelare e Gjermanisë. “Do t’i duhet të përballet me shumë sfida, që nga kriza e emigrantëve tek ajo financiare. Por ajo nuk i ka harruar kurrë vlerat e Europës dhe e ka udhëhequr vendin e saj me kurajë”, u shpreh Makron. Por Makron shtoi se vendimi i Merkel në një kohë kur në Europë po rritet ndikimi i partive ekstremiste është shqetësues./abcnews.al
Macron: Merkel, një lidere e jashtëzakonshme
schedule22:45 - 29 Tetor, 2018
schedule 22:45 - 29 Tetor, 2018