Lajm i mirë për Juventusin, që do të marrë rregullisht pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë, Real Madrid dhe Barcelona janë tre klubet e vetme që nuk janë tërhequr akoma nga projekti i Super League.
UEFA nuk i ka kursyer sulmet dhe kërcënimet gjatë kësaj kohe, por Ministria e Drejtësisë së Zvicrës bllokoi gjithçka. Me anë të një letre zyrtare, Qeveria Europiane e Futbollit ka lajmëruar Juven që do të lejohet të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.
Njëfarë çlirimi për rekordmenët e futbollit italian. Më 9 qershor, UEFA pezulloi zyrtarisht procedurat e sanksionimit kundër Juventusit, Real Madrid dhe Barcelona për projektin e Super League.
UEFA have communicated to Juventus that they will be part of the Champions League next season, ANSA reports. ?? #UCL #Juventus
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 15, 2021
“Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër Barcelonës, Juventusit dhe Real Madrid për një shkelje të mundshme të korniza rregullator të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekti ‘Super League’, Komisioni i Ankesave i UEFA-s ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër“, shkruante UEFA më 9 qwrshor.
Tani vjen drita jeshile për 36 herë kampionët e Italisë, të cilët do të jenë pjesë e fazës së grupeve në sezonin 2021/2022 të turneut më të rëndësishëm për klube. /abcnews.al