Rama nga QSUT: Sistemi ri ultramodern i laboratorëve të analizave, do shtihet në të gjithë vendin

schedule13:15 - 15 Qershor, 2021

schedule 13:15 - 15 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar teknologjinë e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas Ramës, tashmë është hapur një kapitull i ri i modernizimit të shërbimit shëndetësor.

Me teknologjinë e re të aplikuar në QSUT, tashmë shërbimi shëndetësor do të përfshijë edhe sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Hapet një tjetër kapitull i modernizimit të shërbimit shëndetësor, me sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend ” shkruan Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!