Brdaric: Vllaznia speciale për mua, na quanit të çmendur kur flisnim për Europën

schedule10:59 - 15 Qershor, 2021

schedule 10:59 - 15 Qershor, 2021

Thomas Brdaric ka rinovuar edhe për një sezon me Vllazninë dhe ditën e sotme ka folur për mediat: “Është një sfidë e madhe të vazhdoj, ky është ekipi im dhe jam shumë i lumtur që kemi rënë dakord edhe për një sezon tjetër.

Jemi në fazën e ndërtimit. Nuk jemi një klub që mund të krahasohemi me klubet e mëdha në Europë. Jemi rritur dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë fort. Ky është procesi që duhet të bëjmë”.

“Merkato? Po shikojmë për lojtarë. Fillimisht duhet të mbajmë lojtarët, të ndihen profesionistë. Po shohim për lojtarë që mund t’i afrojmë në ekip. Nuk e di ende sa lojtarë kemi, por do e menaxhojmë në mënyrën e duhur. Duhet të përqendrohemi te lojtarët që kemi”.

“Kupat e Europës? Është një sfidë e bukur për Vllazninë të përballet me ekipe në Europë. Është diçka e pabesueshme, në kushtet që ishim thonit që ‘a jeni të çmendur’. Do përballemi me këdo që të na bjerë shorti”.

“Titulli? Duhet të vazhodjmë njëlloj, të jemi profesionistë dhe të sigurojmë Europën. Le të ëndërrojmë pastaj”.

“Rinovimi? Kam pasur disa mundësi që ta ndryshoj klubin. E kam thënë përpara se Vllaznia është speciale për mua. Kur të dua të bëj hapin tjetër, do e bëj me Vllazninë”, tha mes të tjerash Brdaric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!