Nis në Kushtetuese seanca për ligjin e teatrit, presidenca: S’janë administruar të gjitha provat që kërkuam

schedule10:24 - 15 Qershor, 2021

schedule 10:24 - 15 Qershor, 2021

Ka nisur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese seanca e radhës për ligjin e teatrit. Mësohet se gjykata pretendon se i është dhënë kohë qeverisë për të sjellë dokumentet e kërkuara, por ato nuk janë sjellë në kohën e përcaktuar.

Ndërsa, edhe presidencës i janë përcjellë jashtë afatit. Gjykata u ka tërhequr vëmendjen palëve për mosrespektimin e afateve. Kurse, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit është shprehur se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi kreu i shtetit.

Kujtojmë se  Presidenti Ilir Meta kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Palët në proces janë Presidenti si kërkues, kundër Kuvendit, qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Palë e përfshirë në proces është Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. s.b/abcnews.al/