Selami Jenishehri, kryetari i partisë së pensionistëve, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës, ishte i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit”, ku dha disa sqarime shumë të nevojshme, lidhur me performancën e tij në parlament.
Ai u ndal tek deklarata që bëri bujë në media, ku u shpreh “se do të mbronin nipërit dhe mbesat pensionistë”. Por, sot ai ka dhënë një shpjegim, se çfarë kishte parasysh me këtë zotim për të luftuar për nipërit e mbesat pensionistë. Jenishehri tha se ka pensionistë shqiptarë, që janë aq të vjetër, sa edhe nipërit i kanë pensionistë.
“Është një gabim se ne njerëz jemi. Se dhe mediat kanë bërë mediat. Nga ana juaj është gabimi njerëzor. Se unë kam thënë një pensionist është 75-90 vjeç. Ai ka nipër e mbesa të veta. Por ata janë në pension. Janë pensionista që kanë nipa e mbesa që i kanë moshatar. Jo të një brezi. U kam thënë mediave që i kam falur për këtë që kanë bërë. Më është prish normalin. Se më kanë nxjerrë si një njeri të lodhur. Do bëj kallëzim unë për Metën. Do përfundoi burg. Do i bëj kallëzim penal se ka shpërdoruar detyrën. Marr 9 milion lek në muaj. Jam pronar i një objekti dhe skam nevojë për lekë. Jam me kontratë qiraje. Kam fuoristradë. Po makina të fut Covidin. Ndërsa biçikleta i fut trotuarit.”
Ndërkohë Jenishehri ka treguar edhe një histori tjetër nga e kaluara e tij duke thënë se ka qenë një trajner profesionist që me seancat stërvitore bënte që futbollistët të shkonin në një rang profesional gati për kombëtaren.
“Kam qenë trajner futbolli. Por unë kam nxjerr një mënyrë që nga i zakonshëm bëhesh futbollist i jashtëzakonshëm. I kam thënë Federatës hajde më merr. Por ata më thonë bëjë libër dhe ta marr unë. Ilir Kepës i kam bërë 30 seanca. Ilir Pelinku i kam bërë stërvitje për cdo ditë. “ /abcnews.al/