Nëna e Kostandinos Kaçifas flet për mediat greke

schedule10:40 - 29 Tetor, 2018

schedule 10:40 - 29 Tetor, 2018

Mamaja e Kostandinos Kaçifa, i cili u vra mesditën e së dielës në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA ka folur për mediat greke. Mes lotëve ajo shprehet se djali i saj ka qenë i pafajshëm dhe se shqiptarët nuk i duan minoritetin.

“Pse duhet të vrisnin fëmijën tim? Ai ishte i gëzuar sepse do zbukuronte shkollën më 28 Tetor për të nderuar heronjtë. Shqiptarët nuk e duan minoritetin”, thotë nëna e Kaçifas.

“Nuk e dua më jetën, pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, thotë ajo, ndërsa më pas ndërpritet linja.

Dy motrat e Kostandinos Kaçifa, të cilat jetojnë në Athinë kanë shkuar në Bularat gjatë natës për të mbështetur nënën e tyre.

Të dielën, Kostandinos Kaçifa qëlloi me armë në drejtim të forcave të policisë. Pasi këta të fundit i bënë thirrje për të ndaluar, ai nuk u dorëzua dhe sipas Policisë së Shtetit u neutralizua më pas nga forcat RENEA./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!