Akuzoi jurinë se ka bërë pazare me fituesen, Niko Komani “shpërthen” ndaj Aldës: S’merrem me llafazane

schedule13:49 - 14 Qershor, 2021

schedule 13:49 - 14 Qershor, 2021

Ndonëse ka tre ditë që ka përfunduar spektakli i modës në ABC, “Style Star”, vazhdon të zgjojë ende debat. Fituese u shpall Borana duke lënë pas Irisën dhe Aldën.

Mirëpo, kjo e fundit duket se nuk është ndarë e kënaqur, pasi përmes një live në Instastory, ka akuzuar jurinë se ka bërë pazare me fituesen.

Duket se këto akuza juria nuk i ka pritur mirë dhe njëri prej anëtareve ka reaguar duke i dhënë një shpjegim të gjatë, ku ka vendosur “pikën mbi i”.

Bëhet fjalë për Niko Komanin, i cili përmes një postimi në Instagram ka thënë se nuk bën pazare tavoline dhe as nuk merret me fjalë.

Sipas Nikos, nuk je fitues kur kërkon çmimin e parë, por kur e meriton. Në këtë mënyrë ai la të kuptohet se Alda nuk e ka merituar.

S’mund të merrem me llafazane që flasin me llafazane të tjera! Di që secili merr atë që meriton! Unë s’bëj pazare tavoline, mbase këto që i thonë dhe i bëjnë, por jo unë!

Nuk je fituese kur kërkon çmimin e parë me dhunë, por je fituese kur e meriton dhe ti nuk e meritove! Arsyet i di vetë!

Nga një lojë edhe pse humbës, mësohu të humbasësh me dinjitet! Inati s’ka çuar askend shumë larg! I ka dhënë thjesht 15 minuta publicitet! Shikoji pra!!!!”, ka shkruar ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!