“Ky është brezi që po edukojmë?” Maturantët e Fierit debat me Drejtoreshën Arsimore Rajonale për Jugun

schedule13:10 - 14 Qershor, 2021

schedule 13:10 - 14 Qershor, 2021

Maturantët e Fierit e dëgjuan njoftimin e ministres së Arsimit Evis Kushi për uljen e  kufirit minimal të pikëve për testin e matematikës, por sërish vijojnë të kërkojnë diçka më konkrete. Për këtë arsye ata u futën në Drejtorinë Arsimore Rajonale për Jugun dhe pritën në korridor derisa përfaqësuesit e tyre u pritën në zyrë nga Drejtoresha Rajonale për Jugun Brunilda Dhamo.

Megjithatë, nga Dhamo nuk munguan as kritikat për të rinjtë të cilët mesa duket “po bënin zhurmë në korridor” ndërsa prisnin që dikush t’i dëgjonte.

Ajo i pyeti maturantët nëse e kishin dëgjuar njoftimin e ministres Kushi ndërsa u kërkoi që të përfaqësohen më denjësisht.

“Ky është arsimi që ne po rrisim dhe po edukojmë? Kështu do t’i zgjidhim gjërat? Çfarë po përfaqësoni me këtë lloj forme? E keni dëgjuar deklaratën e ministres? Nga sa prej jush është marrë në konsideratë? Nuk janë këto brezat që po edukojmë, nuk përfaqësoheni denjësisht me këto veprime që po bëni. Përfaqësuesit tuaj i pres unë në zyrë.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!