Simon Kjaer ishte një hero, ultrasit e Interit nderojnë futbollistin e “armiqve”

schedule23:34 - 13 Qershor, 2021

schedule 23:34 - 13 Qershor, 2021

Simon Kjaer ka marrë vlerësime nga të gjithë për atë që bëri një ditë më parë me shokun e tij të skuadrës, Christian Eriksen.

Kapiteni i Danimarkës ishte i pari që shkoi te mesfushori dhe i hapi rrugët e frymëmarrjes, si dhe nisi masazhin kardiak. Më pas ishin mjekët që i dhanë ndihmën e duhur.

Më pas Kjaer u pa të ngushëllonte edhe partneren e Eriksen dhe foton bënë xhiron e rrjetit. Sot mbrojtësi ka marrë një vlerësim edhe nga ultrasit e Interit.

Pavarësisht se Kjaer është lojtar i Milanit rival, Curva Nord kana shpalosur një pankartë në nderim të danezit”: “Nderime Për Kjaer. Njeri i madh dhe kapiten”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!