Tifozat Kuq e Zi kanë zbarkuar në Zvernec të Vlorës. Ultrasit besnikë të kombëtares kuqezi nuk lejohen të futen në stadiume këto kohë, por përkushtimi i tyre ndaj Shqipërisë nuk mungon dhe nuk ndalet asnjëherë.
https://streamable.com/5tl6mg
TKZ ndodhen në ishullin e bukur jugor. Zverneci është zgjedhur si pika e parë e aksionit “Vullnetarët për Atdhe të Pastër”, që ka të bëjë me mbajtjen pastër të natyrës së mrekullueshme që kemi.
“BASHKË ne mund ta ndryshojmë atdheun tonë të shtrenjtë. Bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes vullnetarëve shqiptarë nga të gjitha trevat tona për t’u kujdesur dhe pastruar natyrën e atdheut tonë Vullnetarët për Atdhe të Pastër. Falënderime për të gjithë“, shkruan TKZ. /abcnews.al