Alvaro Morata ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, që në fakt është në dorë të Juventusit. Raportimet e medieve italiane parashikojnë shtyrjen e huazimit të sulmuesit dhe pagesën e 10 milionë eurove të tjerë te Atletico dhe këtë e konfirmon tërthorazi edhe vetë Morata.
Në një intervistë për AS spanjolli konfirmon se ka folur me Juventusin, por nuk konfirmon rinovimin dhe as largimin. Gjithsesi mënyra sesi shprehet tregon qartë se e ardhmja e yllit të Spanjës është në Torino. Ndërkohë më pas flet edhe në lidhje me presionin dhe përdor shprehje popullore.
“Çfarë do të bëj pas Europianit? Këtë javë më telefonoi drejtori sportiv i Juventusit dhe bisedova me të e sqaruam gjithçka. Derisa gjërat të jenë zyrtare nuk do të them asgjë. Me ardhjen e Allegrit nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, skenari i Juventusit është vetëm të fitojë.
Juve nuk ishte mësuar me sezone si ky dhe shpresoj që tjetri të jetë më i mirë. Spanja? Në këtë profesion të ndajnë disa centimetra nga lavdia, ose në të kundërt ha gjithë m*tin e spanjollëve”, tha Morata. /abcnews.al