Incidenti i Eriksen, Anglia solidarizohet dhe anulon konferencën e shtypit

schedule22:01 - 12 Qershor, 2021

schedule 22:01 - 12 Qershor, 2021

Pati një moment që prej gjendjes së Christian Eriksen u vu në dyshim edhe shtyrja e ndeshjes Belgjikë-Rusi. Gjithsesi, dëshira e lojtarëve të Danimarkës dhe Finlandës ishte që dueli mes tyre të vazhdonte.

“OK”-in e kishte dhënë edhe vetë Eriksen, i cili pas rënies pa ndjenja u përmend dhe foli me shokët e skuadrës nga spitali.

Për t’u solidarizuar me Eriksen ka menduar edhe Federata Angleze e Futbollit, që në mbrëmje kishte planifikuar konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Kroacinë.

Në respekt të mesfushorit nuk ka dalë para mediave trajneri Gareth Southgate dhe kapiteni Harry Kane. Ky i fundi ka qenë shumë i afërt me Eriksen, të cilin e ka pasur shok skuadre te Tottenham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!