Këngëtari i njohur Renis Gjoka është treguar gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private dhe detajet mund t’i lëshojë vetëm me pikatore. Ai prej 15 vjetësh është i dashuruar më Jonën me të cilën ka një vajzë që quhet Aura.
I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC teksa ka folur për koncertin që do të sjellë më 18 qershor “Rock the dictator”, nuk ka harruar të përshëndesë partneren e tij, madje t’i dedikojë asaj edhe fjalë shumë të ngrohta zemre.
“Falenderoj publikisht Jonën, shoqen time e cila vërtet ka bërë gjysmën e punës dhe e dua shumë”, është shprehur Renis Gjoka.
Ai madje këndoi edhe këngën “Dashuria ime ti”,e cila është një dedikim për Jona Xhanin, brunen që i ka rrëmbyer zemrën Renisit. /Abcnews.al