Një efektiv i forcave “Shqiponja” në Sarandë është ndaluar nga uniformat blu, për shkak se ka dyshime se ai merrej me trafik të lëndëve narkotike.
ABC mëson se efektivi i ndalua është L.M 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.
Operacioni në fjalë është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si dhe nga SHÇBA.
Ndërkohë po hetohet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë akuzë që është ngritur ndaj efektivit të “Shqiponjave” e.l/abcnews.al/