Rama i prerë: Flamuri i PS-së jo mburojë para drejtësisë, secili përgjegjësi personale

schedule20:01 - 12 Qershor, 2021

schedule 20:01 - 12 Qershor, 2021

Kryeministri Rama teksa fliste nga podiumi i Kongresit të Partisë Socialiste ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë anëtarët e kësaj force politike, duke thënë se flamuri i “PS-së” nuk do bëhet mburojë e asnjërit.

Sipas Ramës Shteti nuk është i Partisë Socialiste, por kjo parti është për të bërë shtetin. Kreu i qeverisë ka shtuar se mandati i tretë përputhet me një drejtësi të re në Shqipëri.

“Mandati i tretë për puthen me një kohë të re të drejtësisë në Shqipëri. Flamuri i PS nuk do jetë mbulesë për asnjë shef, drejtor, ministër apo kushdo. Nëse drejtësia do të kërkojë hesap prej tyre. Na është dashur të ndeshemi me këtë sfidë. Duke përsëritur dhe sot. Partia Nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasën e kalbur. Reagimi ynë do jetë edhe më i qartë e i prerë. Ik sqarohu para drejtësisë. Se PS nuk është zyrë avokatia, por mbështetësja e Drejtësisë dhe prisja e luftës për barazinë e të gjithëve para ligjit.” tha Rama. e.l/abcnews.al/