SHBA/ Sulmi në Sinagogë, autori rrezikon dënimin me vdekje

schedule11:13 - 28 Tetor, 2018

schedule 11:13 - 28 Tetor, 2018

Autoritetet amerikane kanë vendosur 29 akuza ndaj autorit të sulmit në sinagogë ku u vranë 11 persona. Ai rrezikon të dënohet më vdekje.

Qindra persona me lot në sy dhe qirinj në duar, u mblodhën në lutje për 11 të vdekurit e sulmit në sinagogën “Tree Of Life”, që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara. Në pritje të rezultatit të hetimeve për të mësuar arsyet e këtij sulmi, të dhënat e para tregojnë që autori 46-vjeçari Robert Bowers, ka zgjedhur të veprojë të shtunën pasi është e vetmja ditë në të cilën dyert e sinagogës janë të hapura, për t’I lejuar të gjithëve që të luten. Në ditët e tjera duhej të identifikohesh që të hysh.

Pasi ka hyrë brenda ka filluar të qëllojë pa pushim: 11 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe 3 policë që ndërhynë të parët. Sulmi ka zgjatur 20 minuta: më pas policia dhe forcat speciale kanë plagosur dhe arrestuar autorin, i cili është shtruar në spital. Ai është akuzuar zyrtarisht për 29 krime, ndër të cilat: vrasje me dashje në masë dhe krim urrejtjeje. Boëers rrezikon të marrë dënimin me vdekje. Bëhet fjalë për sulmin më të përgjakshëm në histori ndaj komunitetit hebre në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump është në qendër të kritikave pasi ka nxitur, sipas demokratëve, ekstremizmin e së djathtës që vendos një kërcnëim ndaj sigurisë kombëtare: ky ishte krimi i dytë i lidhur me ekstremin e djathtë në SHBA në pak ditë, pas një sërë pakosh me bombë të dërguar eksponentëve të lartë demokratë dhe personaliteteve që kanë kritikuar Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka dënuar ngjarjet por kritikët e tij shprehen se kjo nuk mjafton. Presidenti ka ndërprerë fushatën e tij për zgjedhjet e mesit të mandatit, në të cilat mund të vendoset e ardhmja e presidencën së tij. Ai ka njoftuar se do të viziojë shumë shpejt Pitsburgun./abcnews.al