Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur

schedule14:16 - 12 Qershor, 2021

schedule 14:16 - 12 Qershor, 2021

Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në Austin, Teksas. Dy nga të plagosurit  janë në gjendje kritike, sipas një deklaratë të shefit të Departamentit të Policisë së Austin, Joseph Chaikon.

Incidenti ndodhi rreth orës 01:30 në zonën  Sixth Street, e cila është e mbipopulluar me bare, klube, salla koncertesh dhe dyqanesh. Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë.

Polica po heton për shkaqet e ngjarjes dhe kapjen e autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!