Megjithëse kjo fundjavë në kryeqytet nuk ishte e qetë politikisht pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama preferoi ta kalojë në Lushnje takim me të tijët që u antarësuan në Partinë Socialiste dhe gratë e këtij qyteti. Gazetarja e ABC News e pyeti për dorëheqjen e Xhafës, por kryeministri thjesht buzëqeshi.
Edi Rama, kryeministër: “Tani simbolikisht do të ndajmë disa nga këto kartat që përfundimisht, përkohësisht sepse më pas e vnedosni ju për sa gjatë iu marrin një pjesë të liriës. Sepse ka dhe një gjë tjetër, kur hyn në një parti nuk i bën dot të gjitha siç i bëje më përpara. Unë që kur hyra në parti hoqa sorë nga ideja që mund të shkoja përsëri në plazh nudo. Se diskutojmë më një shok që thotë “jam njeri i lirë.” Jo nuk je njeri i lirë sepse nuk mund të dalësh ti gjuash më gurë shtëpisë ku jemi bashkë se s’ka kuptim. Në qoftë se do ti gjuash më gurë shtëpisë ik se s’je pjesë e shtëpisë.”
Anetarëve të rinj të Partisë Socialiste, kryeministri u tha se të qenurit pjesë e familjes së Partisë Socialiste ka edhe rregulla, të cilat nuk thyhen lehtë.
“Vendosëm të mbyllim kazinotë elektronike dhe bastet, të gjitha lojërat e fatit. Në mënyrë që ju të mos shkoni në lloto edhe të lini atje lekët që prindërit mezi i nxjerrin. Jo nuk do të mbylleshjin sepse nuk u mbyllën dot kur vota kishte prodhuar një shumicë tjetër mandatin e shkuar, por ndodhi diçka edhe më shumë e rëndë. Ndodhi që nga taksa që ishte 25% për kombanitë dhe 15% për çdo lojtar që fitonte, u bë 10% për kompaninë dhe 0 taksë për lojtarin. Gjë që i nxiti të gjithë që të shkonin dhe të shumëfishonin humbjet sepse ishte vota që nxorri një qeveri që hoqi taksën.”
Nga ana tjetër, Rama theksoi se për të demostruar forcën e votës, kryeministri mori si shembull vendimin për mbylljen e bizneseve të lojrave të fatit. Edi Rama në Lushnje, foli ndër të tjera me banorët e këtij komuniteti edhe për kujdesin shëndetësor. Kryeministri tha se është dyfishuar rimbursimin për 600 mijë persona të pasiguruar./abcnews.al