Aktori i njohur shqiptar, Amos Zaharia ose siç njihet ndryshe edhe si djali i Yllka Mujos i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren Gigliola Haveriku. Çifti shfaqeshin kudo bashkë, madje dhe në intervista të ndryshme kanë shprehur publikisht dashurinë e tyre.
Lidhja e tyre ishte aq serioze, sa Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e motrës së Amosit, Elia me Princ Lekën.
Mirëpo, duket se çdo gjë ka marrë fund. Ata kanë fshirë fotot nga Instagrami dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Ndonëse nuk dihet arsyeja e ndarjes.
Kujtojmë që prej disa kohësh, Gigliola është pjesë e “E diell” në Top Channel./abcnews.al