Me gjeste të sakta dhe të sigurta i japin jetë skulpturave të mëdha, në kornizën e fshatit Toskanë, në Itali.
12 artistë që vijnë nga Spanja, Armenia, Irani, Japonia, Kina dhe vende të tjera, punojnë së bashku me rastin e edicionit të dytë të simpoziumit ndërkombëtar “Guri Sublim” dedikuar viktimave të Covid në botë.
Skulptura përveçse një mjet bukurie, është bërë dhe shprehje e dialogut mes popujve dhe rilindjes pas pandemisë.
Në përfundim të simpoziumit, veprat e realizuara do të vendosen në një park arti, në kujtim të viktimave. Një mesazh që sheh nga e ardhmja por që nuk harron të kaluarën: një vit e gjysmë vuajtje dhe sakrificash për të gjithë.
“Guri Sublim” është organizuar falë kontributit të rajonit të Toskanës dhe Parlamentit Europian./abcnews.al/

