Jens Hauge mund të transferohet në Bundesligë. Sulmuesi i majtë norvegjez shënoi 5 gola në 24 ndeshje të zhvilluara me Milanin në sezonin e fundit.
Në fazën e dytë nuk u preferua shumë nga trajneri Stefano Pioli dhe drejtuesit nuk e përjashtojnë shitjen e tij. Kicker raporton se për 21-vjeçarin interesohet Wolfsburg.
“Ujqit” zhvilluan një sezon fantastik dhe ia dolën të sigurojnë kualifikimin në Champions League. Ofertë zyrtare nuk ka akoma, por agjenti i lojtarit nordik është parë në zyrat e klubit gjerman.
Milani, që tentoi ta përfshinte Hauge në operacionin e kalimit të Rodrigo De Paul në Milanon kuqezi, kërkon 15 milion euro për ta lënë të lirë.
Wolfsburg ka nevojë për një sulmues të majtë dhe në listën e dëshirave ka qenë edhe Milot Rashica. Klubi gjerman ka ndryshuar objektiv dhe po përgatit ofertën e parë për nënkampionët e Italisë. /abcnews.al