Marcelo është pjesë e Real Madrid që nga viti 2007. Edhe një vit kontratë i ka mbetur me “Los Blancos”, teksa shumë është përfolur për një largim të tij.
Mbrojtësi i majtë dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” dhe ashtu do të ndodhë. Marca shkruan se lojtari brazilian ka pasur një takim me drejtuesit.
Këta të fundit i kanë konfirmuar që ai bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili beson shumë te kualiteti dhe eksperienca e 33-vjeçarit. /abcnews.al


