Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po bënte manovër kthimi në lulishte, furgoni përplas për vdekje 80-vjeçarin në Tiranë

schedule14:01 - 11 Qershor, 2021

schedule 14:01 - 11 Qershor, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në një lulishte në kryeqytet. Policia bën me dije se furgoni me drejtues R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar 80-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vend.

“Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!