“Më bëni ministër rendi dhe shihni” Jenishehri: Ka pensionistë që edhe nipërit i kanë pensionistë

schedule23:44 - 10 Qershor, 2021

schedule 23:44 - 10 Qershor, 2021

Selami Jenishehri, kryetari i partisë së pensionistëve, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku dha disa sqarime shumë të nevojshme, lidhur me performancën e tij në parlament.

Jenishehri deklaroi pak ditë më parë se do të luftojë “për nipërit dhe mbesat pensionistë”, gafë për të cilën u vu në lojë. Por, sot ai ka dhënë një shpjegim, se çfarë kishte parasysh me këtë zotim për të luftuar për nipërit pensionistë. Jenishehri tha se ka pensionistë shqiptarë, që janë aq të vjetër, sa edhe nipërit i kanë pensionistë.

Unë jam 80 vjeç. Ka pensionistë edhe më të rinj, por ka pensionistë që kanë nipa dhe mbesa, që janë pensionista. Këta nuk kanë mend, të kapin gabim kot. Pensionistat kanë nipat dhe mbesa, që janë 65 vjeç. Ti dalim zot atyre.

Zoti Ylli, unë eci në rrugë me biçikletë, se më bën mirë të mbaj trupin edhe biçikleta ecën njëlloj si vetura. Këta zgërdhihen, janë budallenj. Unë kursej xhepin, shëndetin. Këta qeshin, deputeti me biçikletë. Se sipas këtyre duhet të jem me fuoristradë.

Më solli Fiks Fare, një që donte të bëhej kandidate. Këta më filmuan, më përgjuan, për të më prishur imazhin, sepse e kanë frikë partinë time”, tha ndër të tjera Jenishehri.

Në shtator mbyllet legjislatura aktuale, ndërsa Selami Jenishehri ishte interesuar për pensionin dhe bonusin. “Unë nuk i di me saktësi, por mesa kam dëgjuar, që interesohen kolegët e mi, por ne me 8 shtator do të na fusin në xhep tre rroga deputeti, dy vjet rrogën e deputetit, 1.2 mln lekë” tha ai.

Drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi u ndal edhe te krimi në Shkodër, duke qenë se Selami Jenishehri përfaqëson këtë qark. “Një nga kolegët e mi gazetar, i rëndësishëm më shkruan, më thotë, që shiko, ky njeri duket kaq i rëndësishëm sa mund të ndalojë edhe krimin në Shkodër. Mund ta ndryshosh situatën?” e pyeti Rakipi.

Deputeti premtoi se nëse Edi Rama i beson ministrinë e Brendshme për tre muaj vendos rendin.

Ban me më thanë sot Edi Rama, du me të bë ministër, zgjidh cilën ministri, a e di cilën kërkoj? Rendin, të Brendshmen. A e di cfarë i bëj? Me e mbajt mend Shqipëria. Për tre muaj vendos rendin, me u dridh i gjithë shteti” tha ai.

Në përfundim të emisionit, gazetari Ylli Rakipi kishte një mesazh për qytetarët; “Unë u them teleshikuesve, me këto që na tregoi Selamiu, problemet në këtë vend shihni dhe shkruajini”. d.b/Ancnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!