Merkato në dalje për Interin dhe Milanin. Arkat janë bosh dhe Interi ka nevojë për para. Një nga emrat e mëdhenj të ekipit zikaltër do të shitet në merkato dhe i “sakrifikuari” do të jetë me shumë mundësi Achraf Hakimi.
70 milion euro duan kampionët e Italisë për kartonin e 22-vjeçarit, teksa është arritur akordi në lidhje me Joao Marion. Mesfushori portugez ishte i huazuar te Sportingu i Lisbonës sezonin e kaluar.
28-vjeçari, i cili i kushtoi 40 milion euro Interit pesë vite më parë, do i sjellë klubit italian 7.5 milion euro dhe do të vijojë karrierën e tij te kampionët e Portugalisë.
No surprise here and confirmed since Tuesday: Diego #Laxalt is getting closer to #DinamoMoskva from #ACMilan for €3,5M. Ready a contract until 2025 (€2,5M/year). #transfers https://t.co/nfAH8mZ9ea
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 10, 2021
Ndërkohë, Milani është afër arritjes së akordit të shitjes së Diego Laxalt. Anësori i majtë luajti i huazuar te Celtic sezonin e kaluar, ndërsa tani është pranë kalimit në Rusi.
Dinamo e Moskës i ka ofruar 28-vjeçarit uruguaian një kontratë deri në verën e vitit 2025. Rroga sezonale do të jetë 2.5 milion euro, ndërsa Milani do të përfitojë 3.5 milion euro nga ky operacion. /abcnews.al