Një serb në vend të Hakimit, Interi nuk qëndron duarkryq dhe arrin akordin

schedule15:37 - 10 Qershor, 2021

schedule 15:37 - 10 Qershor, 2021

Interi është afër goditjes së parë në merkato. Achraf Hakimi pritet të jetë një nga lojtarët që do të sakrifikojnë kampionët e Italisë, kjo për shkak të situatës së vështirë ekonomike në klub.

Zikaltrit kërkojnë 70 milion euro për të lënë të lirë 22-vjeçarin e krahut të djathtë, për të cilin ka interesim nga PSG dhe Chelsea. Drejtuesit e klubit italian nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë gjetur pasuesin e marokenit.

 

Filip Kostic

Ai është Filip Kostic, 28-vjeçari i Eintracht Frankfurt. SkySport Deutschland raporton se Interi ka arritur një akord me lojtarin serb, autor i 4 golave dhe 17 asisteve në sezonin e fundit në Bundesligë.

Kostic po pret me padurim transferimin në Serie A, trajneri Simone Inzaghi ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje, që pritet t’i kushtojë Interit 20-25 milion euro. Gjithçka është gati, por zyrtarizimi i Kostic do të vijë pas shitjes së Hakimit. /abcnews.al