Lorenzo Pellegrini ka humbur Euro 2020. Mesfushori i Romës pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë ditën e djeshme, teksa po kryente disa goditje drejt portës.
24-vjeçari kishte pësuar një dëmtim të ngjashëm në të njëjtin vend më 15 maj, gjatë derbit me Lazion. Ai është detyruar të braktisë ditën e sotme Italinë, që nesër zhvillon takimin e parë në Euro 2020 ndaj Turqisë.
Trishtim i madh për romanistin, i cili ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, aty ku nuk mungon urimi për shokët e skuadrës. “Fatkeqësisht, ky problem i mallkuar në kofshë nuk do më lejojë të luaj në Euro 2020.
View this post on Instagram
Hidhërimi në këto momente është shumë i madh, por është momenti të shtrëngoj dhëmbët dhe të bëj tifozllëk për këtë grup fantastik burrash të vërtetë, të cilët do të japin shpirtin nga fillimi e deri në fund.
Unë besoj, forca djema, forca Italia. Të gjithë së bashku“, shkruan lojtari i Romës. Në vend të tij është thirrur Gaetano Castrovilli. Lojtari i Fiorentinës ka ndërprerë menjëherë pushimet dhe është vendosur nën urdhrat e Roberto Mancinit. /abcnews.al