Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim me eksploziv në një objekt në ndërtim në Vlorë

schedule12:44 - 10 Qershor, 2021

schedule 12:44 - 10 Qershor, 2021

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në Vlorë. Policia bën me dije se eksplozivi ka shpërthyer në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet tek “Uji i Ftohtë”.

Objekti është në pronësi të D. K., ndërsa ka vetëm dëme materiale.

“Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit,” njofton policia. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!