Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës sepse e furnizon trupin me energjinë e nevojshme. Por, a e dini se cili është mëngjesi ideal për një shëndet të mirë? Sipas Walter Willett, një profesor i Harvardit, mëngjesi ideal është kosi me arra.
Ai thotë se kjo e mbush trupin me lëndë ushqyese, të tilla si fibra, proteina dhe yndyrna të mira. Përveç kësaj, falë probiotikëve që gjenden në kos, metabolizmi rregullohet. Sipas tij, për një shëndet më të mirë, duhet të rrisim konsumin e frutave, perimeve, arrave dhe bishtajoreve dhe të ulim konsumin e mishit të kuq dhe sheqerit.
Është gjithashtu e rëndësishme të shtoni në dietën tuaj dhe ushqime të pasura me fibra, të tilla si tërshëra, pasi ato apin energji, zvogëlojnë rrezikun e kancerit të mëlçisë, diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës. xh.d/abcnews.al