Vrasja për gërvishtjen e makinës, ky është autori i krimit në Peqin

schedule14:14 - 8 Qershor, 2021

schedule 14:14 - 8 Qershor, 2021

Një tjetër ngjarje kriminale trondi sërish vendin mëngjesin e kësaj të marte. Gazetari Aldo Kozarja ka siguruar eksluzivisht për abcnews.al foton e Leonard Bashaliu, autori i vrasjes në fshatin Gjocaj të Peqinit. 36-vjeçari ekzekutoi me armë zjarri, 45-vjeçarin Ylber Xhahysa.

Leonard Bashaliu

Shkak i ngjarjes duket të jenë bërë motive mjaft banale ku një konflikt i nisur 5 vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete. Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës,  që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.

Lexo edhe: Vrasja tronditi fshatin, banorët: Është bërë si program kjo punë, vrarë këtu, vrarë atje

45-vjeçari Ylber Xhahysa u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. g.v/abcnews.al