Ergys Verdho ka lënë detyrën si drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ka marrë një tjetër post. Verdho është emëruar drejtor i KESH në vend të Benet Becit.
Ky i fundit u zgjodh deputet i Kuvendit nga radhët e PS në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetaren Esiona Konomi.
Ndëkaq, mësohet se në vend të Verdhos për të marrë drejtimin e ARRSH është emëruar Evis Berberi. /abcnews.al