India do të vaksinojë falas të gjithë të rriturit, në një përpjekje për të frenuar pandeminë që ka shkaktuar mijëra viktima. India është vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve pas Shteteve të Bashkuara.
Njoftimi i kryeministrit Modi vjen pas një sërë kritikash ndaj fushatës së vaksinimit në të cilën janë vaksinuar më pak se 5 përqind të të rriturve. Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se vaksinimi është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga një valë e tretë.
Vaksinimi falas i të rriturve pritet të fillojë me 21 qershor./abcnews.al