Guatemalë, një karvan i dytë me emigrantë niset drejt SHBA

schedule13:56 - 25 Tetor, 2018

schedule 13:56 - 25 Tetor, 2018

Duke marrë shkas nga grupi i parë, një karvan i dytë me emigrantë është formuar në Guatemalë. Qëllimi i tyre është i njëjtë, të arrijnë të futen në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Një karvan i dytë me emigrantw është formuar në valën e atij të mbërritur në Meksikë me qëllimin për të kaluar kufirin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu shkruan Wall Street Journal, që sinjalizon se mund të bëhet fjalë për një fenomen të ri: duke udhëtuar sëbashku, emigrantët shmangin ndeshjen e trafikantëve të qënieve njerzore, të ashtëquajturit “kajotes” të cilët kërkojnë nga 4 mijë deri në 8 mijë dollarë për person për udhëtime shpesh të rrezikshme, dhe janë më të sigurtë, ndërsa kalojnë në vendet më të rrezikshëm të botës, siç shpjegojnë vullnetarët që i asistojnë. Ndërkohë, mijëra emigrantë nga Hondurasi janë mbledhur në qytetin e Guatemalës në afërsi të kufirit me Hondurasin për të përgatitur një karvan të ri që do të ndjekë rrugëtimin e të parit, duke vendosur një sfidë të re për autoritetet e disa vendeve që kërkojnë të përmbajnë emigrancionin në masë. Numrat variojnë, nga disa qindra, sipas zëdhënëses për amerikën e zyrës së OKB-së për refugjatët, deri në 2500, siç tregojnë shoqatat e vullnetarëve të menaxhuara nga Kisha. Karvani i parë, ndërkohë, vijon avancimin drejt kufirit mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, por rrugëtimi i tyre është i gjatë: duhet të ecin dhe të paktën 1600 kilometra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!