Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një interpelance me përfaqësuesit e minatorëve të zones së Pogradecit, Përrenjasit dhe Librazhdit foli për problematikat në sektorin minerar dhe se çfarë do të bëhet me statusin e minatorëve.
Statusi i minatorit ka qenë shqetësimi jo i panjohur, edhe i disa përfaqësuesve të minatorëve të Pogradecit, Përrenjasit dhe Librazhdit. Ia paraqiten ministrit te Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjinkuri gjate nje interpelance, në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, mes problematikave që hasen në sektorin minerar në vend.
Gjatë interpelancës ministri Gjiknuri u bëri të ditur përfaqësuesve të minatorëve se sektori minerar pas krizës që pësoi pas viteve ’90 tashmë ai po ringjallet dhe po jep kontribut të madh në ekonominë e vendit me anë të eksporteve të mineraleve. /abcnews.al