Videot në Tik-Tok, gjyqtarja Enkeleda Kapedani jep dorëheqjen

schedule14:08 - 7 Qershor, 2021

schedule 14:08 - 7 Qershor, 2021

Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit, pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok. Kapedani ka komunikuar dorëheqjen e saj në seancën dëgjimore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka dhënë sqarimet për videot e publikuara.

Në këtë situatë u bëra kokë turku, por i kërkoj KLGJ të jetë gjak ftohtë. Mos lejoni që bota e krimit të ndikojë tek vendimi juaj. Kërkoj ndjesë edhe me shprese që KLGJ do të japë një vendim të drejtë,” u shpreh gjyqtarja.

Lexo edhe: Enkeleda Kapedani në KLGJ: Po gjykohem për shijen muzikore, i bëra videot se kam qenë e stresuar

Kapedani kërkoi ndjesë për mënyrën sesi është shfaqur, duke pranuar se videot janë xhiruar prej saj. Ndër të tjera ajo tha se po gjykohet për veshjen dhe shijen e saj muzikore, duke shtuar se videot i ka bërë pasi ka qenë e stresuar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në fillim të seancës kërkoi nga KLGJ pezullimin e gjyqtares për shkak se vazhdimi në detyrë, sipas tij diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!