Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale se për pak ditë nis puna për by pass-in e Fierit dhe të Vlorës. Rama dha lajmin e mirë të aprovimit të fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit. Sipas kreut të qeverisë në qershor traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë të aprovimit të fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit të Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë.
Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik”– shkruan Rama, bashkangjitur dhe me tre foto.