Emiljano Musta mund të jetë lojtari i radhës nga Superiorja që transferohet në Kosovë. Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili ishte nga më të mirët me Laçin vjet, ka marrë disa oferta.
Një ditë më parë u raportua për një interesim të Gjilanit për shërbimet e futbollistit nga Elbasani. Sa duket ka edhe lëvizje, nisur edhe nga një postim i Mustës në rrjetet sociale.
Anësori i majtë ka postuar një foto nga pika kufitare e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovën. Dallohet që Musta po udhëton drejt Kosovës me makinë, çka në njëfarë mënyre konfirmon zërat për ofertat nga Kosova. v.p/ abcnews.al