Ishin katër autorë, pistat ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit në Ksamil

schedule23:58 - 6 Qershor, 2021

schedule 23:58 - 6 Qershor, 2021

Biznesmeni Gramoz Memaj mbeti i vrarë si pasojë e një atentati mbrëmjen e sotme në Ksamil. Memaj u qëllua pranë banesës së tij, ndërsa për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për abcnews.al se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh. Kjo është edhe pista kryesore ku është fokusuar policia. Besohet se katër persona kanë marrë pjesë në atentatin e Memajt.

Ndërkaq, arma e përdorur në krim është e tipit pistoletë. Gramoz Memaj ishte nga Tepelena dhe njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit. Mësohet se Memaj jetonte vetëm me të ëmën dhe nuk ishte i martuar. g.v/abcnews.al