Rast me koronavirus te kombëtarja spanjolle. Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv në testin e kryer ditën e sotme.
Mesfushori i Barcelonës, i cili ka nisur grumbullimin me Spanjën për Euro 2020, është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër.
Lajmi negativ jepet nga RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) falë një postimi në Twitter. Djemtë e Luis Enrique iu nënshtruan tamponëve mëngjesin e sotëm.
? COMUNICADO OFICIAL | Sergio Busquets
La RFEF lamenta comunicar que su capitán Sergio Busquets ha resultado positivo en los últimos test PCR realizados esta mañana en la concentración de la Selección nacional en Las Rozas.
ℹ️ Más información: https://t.co/SpLrAn0mEC pic.twitter.com/GabI1o8KLg
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) June 6, 2021
32-vjeçari, i cili është kapiteni i kombëtares në mungesë të Sergio Ramos, ka dalë pozitiv. Në izolim janë futur edhe ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me mesfushorin.
Në njoftimin e RFEF thuhet se Spanja do të zbresë në fushë me ekipin e 21-vjeçarëve në miqësoren e ditës së martë ndaj Lituanisë dhe ekipi do të drejtohet në stol nga Luis De la Fuente. /abcnews.al