Italia ndodhet në formë shumë të mirë dhe është gati për Euro 2020. Kombëtarja e Roberto Mancinit do të debutojë më 11 qershor në “Olimpico”, që përkon edhe me sfidën hapëse të turneut.
Përballë do të jetë Turqia. Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), Gabriele Gravina karikon skuadrën e kaltër, duke theksuar se objektivi minimal është mbërritja në finalen e madhe.
“Ekipi kombëtar përfaqëson sot një lloj elementi referues të spikatur të realitetit të punës që duam të kryejmë. Pavarësisht se cili do të jetë rezultati final, fakti që kemi ringritur në këmbë Italinë është një sukses shumë i madh.
Projekti ynë ka baza shumë të forta. Mancinit i kemi kërkuar të na tregojë një histori të re, të ndryshme dhe plot entuziazëm. Jemi një familje e madhe, arrij ta marr një ndjesi të tillë nga djemtë.
Euro 2020? Objektivi minimal është finalja e ‘Wembley’. Sigurisht që kemi nevojë edhe për pak fat për t’ia dalë“, deklaroi kreu i futbollit italian. /abcnews.al