Punonjësi social Ashok Kurmi po ndihmon vullnetarisht një grup fëmijësh të luftojnë koronavirusin në lagjet e varfëra të Mumbait duke përdorur një aksesor të pazakontë: një kostum kllouni.
I veshur me një kostum kllouin të kuq të ndezur, i plotë me bojë fytyre dhe një paruke me ngjyrë ylberi, 37-vjeçari kalon ditët e tij duke dezinfektuar hapësirat publike, duke shpërndarë maska për fytyrën dhe duke përhapur ndërgjegjësimin për Covid-19.
“Me ndihmën e kostumeve të ndryshme, unë mund të përhap ndërgjegjësimin pa i trembur njerëzit. Unë jam në gjendje t’i ndihmoj pak”, tha Kurmi.
Gjatë vitit të kaluar ai është veshur si Santa Claus, Mickey Mouse, Doraemon dhe Superhero Marvel Spiderman. Por shfaqja e tij e kllounit është më e popullarizuara deri tani.
Në një vizitë të fundit në lagjen e varfër më të madhe në Indi, Dharavi, grupe fëmijësh e ndoqën atë, duke brohoritur “shakaxhi, shakaxhi” dhe duke ofruar duart e tyre për t’u pastruar.
Me ndihmën e mjeteve vizuale dhe posterave, Kurmi me durim u tregoi atyre se si të lanin duart dhe të vishnin maska të fytyrës në mënyrë korrekte.
“Unë kam punuar në një kompani farmaceutike për 15 vitet e fundit, por puna sociale është pasioni im,” tha ai.
Ai shpenzon rreth205 dollarë, një e treta e pagës së tij mujore në blerjen e kostumeve, furnizimeve të makijazhit dhe pajisjeve sanitare./abcnews.al