Coutinho “fshesë” parash, Barcelona e do jashtë ekipit me çdo kusht

schedule16:58 - 6 Qershor, 2021

schedule 16:58 - 6 Qershor, 2021

Phillipe Coutinho është padyshim një nga lojtarët e parë që Barcelona mendon t’i largojë. Braziliani është jashtë që nga dhjetori, kur pësoi një dëmtim në menisk dhe që nga atëherë vazhdon rikuperimin, pa mundur ende të jetë i gatshëm për rikthimin në fushë.

Në këto kushte shitja e tij do ishte e pamundur për Barcelonën, që është dakord edhe me huazimin e tij, me qëllim heqjen dorë nga paga e brazilianit, që është një nga më të paguarit te Barcelona, megjithëse kontributi i tij është minimal.

Për Coutinhon ka pasur interes nga klubet e Premier League, me Everton, që ofroi javë më parë 40 milionë euro. Barcelona nuk ka në plan ta rikthejë në fushë Coutinhon, pasi atij i duhen edhe 10 ndeshje për të përmbushur klauzolën, përmes së cilës katalanasit duhet të paguajnë 20 milionë euro te Liverpool. /abcnews.al