Ministria e Arsimit shton mundësitë për maturantët dhe ua “mbledh” universiteteve

schedule15:26 - 6 Qershor, 2021

schedule 15:26 - 6 Qershor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Një mundësi për kandidatët për studentë dhe një detyrim për universitetet.   Institucionet e arsimit të lartë nuk mund të lënë më për në moment të fundit shpërndarjen e kuotave të mbetura bosh brenda fakultetit.

Ato duhet ta bëjnë këtë pas regjistrimeve në dy raundet e para me kushtin e vetëm që mos të kalohet totali I pranimeve.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ndryshuar udhëzimin përkatës ku  thuhet se pas përfundimit të tri fazave 48-orëshe të regjistrimit të raundit të tretë, universitetet nuk mund ti përshtasin më  kuotat e paplotësuara të një programi studimi në degë të tjera të të njëjtit fakultet.

P.sh. nëse në degën Ekonomiks, departamenti gjykon që ka më pak kërkesa se vendet e vëna në dispozicion Dekani vendos që një pjesë të tyre t’ia kalojë programit Administrim Biznes ku vihet re një interes më I lartë I maturantëve. Por për këtë ai duhet të marrë miratimin e Ministrisë së Arsimit që në nisje të procesit kur ka parë dhe tendencën e regjistrimeve.

Studentët e regjistruar në universitete, publike apo  private  të pas  afatit të ri të përcaktuar në urdhrin e ministres nuk do të njihet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila pajis ata me numrin personal.   Ajo do të kërkojë prej institucionit të arsimit të lartë çregjistrimin e tyre./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!