Georginio Wijnaldum është njeriu i momentit në merkaton e klubeve të mëdha europiane. Ish-mesfushori i Liverpool ishte shumë pranë Barcelonës për pagë 4 milionë euro në sezon, por PSG ndërhyri dhe i ofroi thuajse dyfishin e kësaj shifre.
Raportimet nga Katalunja deri më tani ishin se Barcelona është dorëzuar për mesfushorin dhe nuk ka ndërmend të rrisë ofertën. Orët e fundit duket se Laporta ka ndryshuar mendje. Marca bën me dije se Barcelona është rikthyer në skenë.
Gazeta spanjolle bën me dije se katalanasit kanë vendosur të rikthehen në negociata dhe të bisedojnë edhe një herë për kërkesat financiare të Wijnaldum, duke ofruar rritje. Fabrizio Romano foli për marrëveshje të mesfushorit me PSG, por situata po ndryshon shpejt. /abcnews.al