Fundjavë në parkun e Shishtavecit, turistët: Vend shumë i bukur, e nevojshme ndërhyrja e shtetit

schedule15:38 - 5 Qershor, 2021

schedule 15:38 - 5 Qershor, 2021

Maturantë e gjimnazit Havzi Nela në Kukës me mbylljen e shkollës u nisën për ekskursion.

Po udhëtojnë drejt parkut natyror të Shishtavecit.

Kënga dhe humori i shoqëroi gjatë gjithë rrugës.

Kjo mund të jetë hera e fundit që mblidhen bashkë. Është vendi i duhur për të larguar stresin e provimeve.

Jemi para provimeve dhe për të larguar stresin jemi mbledhur për të kaluar momente të veçantë sëbashku”, ka thënë një maturante.

Nuk ka shumë zhvillim që të tërheqë turistë”.

Në këtë park takuam dhe vizitorë të tjerë.

“Sa më shumë të vish këtej aq më shumë të vjen të vish këtej. Gjithë Kukësi është i bukur. S’di pse ka ngel kaq prapa se s’dua ti hyj politikës. ”, ka thënë një vizitor

Nga Gjirokastra kam ardhur disa herë rresht. Kam njërëzit e nuses së çunit. Vendet janë të bukura po mungon dora e njeriut për investime. Natyra nuk ndryshon me ato të vendeve të tjera se kemi dalë jashtë”, shprehet një tjetër.

“Është zonë turistike por e pa përkrahur nga çdo qeveri. Rinia ka ikur për një jetë më të mirë se këtu s’ka punë”.

Njeri prej banoreve vendas, thotë se vizitorët nuk mungojnë por ata janë ditorë se nuk ka investime në hoteleri.

“Vijnë këtu rinë një ditë se s’kanë fjetur. Flitet se do ketë investime po s’është bë. Po të investohet në hoteleri do ketë shumë turistë. Është bërë një hotel lart por s’ka rrugë të shkojnë thonë se do venë teleferik. Rrugët duhen bërë”, shprehet një banor.

Shishtaveci, është pjesë e 100 fshatrave turistikë. Shtrihet ne lartësinë 1400 deri 1800 metra mbi nivelin e detit, pjese e parkut kombëtar Korab Koretnik. /abcnews.al