Daçiç: Rezoluta 1244 nuk lejon formimin e ushtrisë së Kosovës

schedule10:25 - 24 Tetor, 2018

schedule 10:25 - 24 Tetor, 2018

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se “Kosova nuk dëshiron të hyjë në Interpol për luftimin e krimit, por për të treguar se është shtet”. Ai paralajmëron se derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, nuk do të ketë ushtri të Kosovës. Shefi i diplomacisë serbe, tha se nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri “është një përpjekje e vendeve perëndimore për t’ua bërë qejfin autoriteteve kosovare”.

Daçiç nënvizoi se për shkak të zhvillimeve të brendshme politike, Shtetet e Bashkuara kanë zbutur tonin, në reagimet ndaj Kosovës. Ai më tej akuzoi Prishtinën se nuk zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel. “Deri kur do të tolerohen shqiptarët, si dikush që nuk plotëson atë çfarë nënshkruhet dhe që shkaktojnë destabilitet në rajon”, përfundoi ministri serb. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!