Mexhit Picari ekzekutoi me 5 plumba dje ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj pak minuta para seancës gjyqësore për përcaktimin e kujdestarisë së fëmijëve. 40-vjeçari nuk pati asnjë mundësi shpëtimi dhe ndërroi jetë në vend, ndërsa siç shihet në një video të siguruar nga abcnews.al, të gjithë klientët e lokalit ku ndodhi ngjarja janë të terrorizuar nga ajo që panë.
Pak sekonda pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes vjene dhe një grua, e afërme e viktimë, e cila e thërret “o Deti, o Deti..”.
Lexo edhe: Vjehrri vrau dhëndrin, arrestohet vajza e autorit, policia: Akuzohet si bashkëpunëtore në krim
Menjëherë pas krimit, Mexhit Picari është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në shtëpinë e vajzës në Yzberisht ku edhe është arrestuar nga policia.
Në dëshminë e parë, ai shprehet se e kreu krimin për të mbrojtur nderin e vajzës, e cila sipas tij dhunohej nga bashkëshorti dhe akuzohej për tradhëti.
Kudret dhe Dhurata Saliaj ishin në proces divorci me njeri-tjetrin, ndërsa pritej që gjykata të caktonte dje kujdestarinë e fëmijëve. Më herët, Dhurata Saliaj ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për dhunë ndaj fëmijëve dhe vjehrrës, gjë që duket se ka ndikuar që gjyqtarja të përgatiste vendimin që kujdestarinë t’ia jepte Kudret Saliajt dhe jo asaj.
Më pas, policia arrestoi edhe Dhurata Saliajn, vajzën e Mexhit Picarit pasi akuzohet se bashkëpun oi me babanë për të ekzekutuar ish-burrin e saj. Policia dyshon se Dhurata Saliaj njoftoi të atin për vendin ku ndodhej Saliaj dhe Picari shkoi më pas për ta ekzekutuar në prani edhe të avokatit.
Lexo edhe: DINAMIKA/ Mexhit Picari vrau dhëndrin në sytë e vajzës, ishin ulur në të njëjtin lokal
Mes Kudret Saliajt dhe familjes Picari ka patur vazhdimisht probleme, të cilat kanë nisur të regjistrohen edhe si çështje që prej vitit të shkuar. Çifti kishte filluar procesin e divorcit në fund të vitit të shkuar dhe dje ishte seanca e pestë gjyqësore. /abcnews.al