Një 45 vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vendin e quajtur “Ferras”kur mjeti tip “Opel” me drejtues 38 vjeçarin nga Vlora Albert Myrtaj, ka humbur kontrollin dhe është përpasur me motorçikletën e drejtuar nga 45 vjeçari me iniciale S.M.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorçikletës ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00, ndërsa 38 vjeçari u arertsua nga Policia.
Njoftimi i Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe është përpasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal. /abcnews.al