Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 persona të cilët akuzohen për ndërtime pa leje në hapësira publike.
Sipas uniformave blu në pranga ka rënë administratori i një kompleksi shtetasi me iniciale Selim Alla 43 vjeç dhe 4 shtetas të tjerë.
Të arrestuarit në këtë aksion për ndërtimet pa leje janë, Selim Alla, Elton Likmeta 21 vjeç, Florenc Doka 43 vjeç, Fatjon Manuka 23 vjeç dhe Xhanfranko Bushi 27 vjç.
Ndër të tjera mësohet se të tjerët akuzohen për veprën penale dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme.
Vihet në pranga administratori i një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar një rast flagrant tek “Kepi i Rodonit”.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:
E.L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al